Profesor për rrena - Nga Sami Milloshi
Në gjithë diskursin e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës me zor, me shumë zor, kam marrë vesh një fjali. Kam marrë vesh se ai, pasi ta lerë zyrën e bashkisë dashka, të jetë siç tha vetë “... profesor në universitet ose në shkollë të mesme”.
Ky njeri që ende nuk na ka bindur nëse ka shkollë të lartë, paska ambicie profesoriale. Aferim zotni!
Pyetja është se çfarë do të japësh mësim ti? Cila është fusha jote e ekspertizës?
A ke ti ndonjë degree për ndonjë fushë dijeje? Apo je kështu, tabula rasa fare?
Vras mendjen se çfarë leksionesh mund të japë ky Erion Veliaj? Dhe, më rezulton se ky mund të japë leksione mbi gënjeshtrën.
Gjithë ç’ka bërë deri tani ky e ka ndertuar mbi nje strukturë monolite prej mashtrimi.
Mashtrimet e tij janë të pacipa, por të mos ia hamë hakun, janë të sofistikuara. Asnjë nga premtimet që ka bërë në fushatat elektorale nuk e ka mbajtur. Ka rrejt pa iu skuqur faqja fare. Ka rrejt si derr!
Mund të pyesë ndonjeri: po çfarë degree ka ky për gënjeshtra?
Ky ka PhD, domethënë është profesor dhe doktor për gënjeshtra. I përkryer fare. Absolut, i krahasueshëm edhe në nivel europian e më gjerë.
Ky sikur nuk ka dalë nga mitra e një nëne, por sikur e ka pjellë vetë Gënjeshtra.
Le t’ia urojmë pra, që t’i plotësohet dëshira për të qenë profesor.
Profesor Veliaj, profesor për rrena!
© Sami Milloshi



















