Ndjesë zoti Obama! - Nga Ylli Dylgjeri
Zoti Obama,
Pranoni Ju lutem ndjesën time si qytetar i një vendi trafikant në Europë. I një vendi të vjedhur, të përçudnuar e të klasifikuar nga Ju dhe Qeveria Juaj si vendi i Narkotrafikut.
Ndjesë zoti Obama!
Ndjesë, që një nga bashkëbiseduesit Tuaj qeveritarë në foton e Shtepisë së Bardhë u dënua sot si trafikant droge në grup të organizuar.
Ndjesë zoti Obama!
Që një qeveritar shqiptar ta ndyu zyrën dhe karrigen e bashkëbisedimit.
Ndjesë zoti Obama!
Sepse bashkëbiseduesi Tahiri nuk denjon ta kërkojë ate.
Ndjesë zoti Obama!
Sepse edhe bashkëbiseduesi tjetër në foto, gogoli Edi Rama, pritet të jetë ideuesi, frymëzuesi, bashkëpunuesi, dhe përfituesi i drogës në ditët që vijnë.
Ndjesë zoti Obama!
Edhe në emër të stafit të diplomacisë Tuaj në Tiranë, që nuk ju informojnë kë të prisni e përcillni nga vendi im.
Ndjesë zoti Obama!
Sepse në atë foto, vetëm Ju dhe portreti pas shpinës Tuaj jeni të pa korruptuar.
Ndjesë Zoti Obama!
©Ylli Dylgjeri

















