Dashuri me kolerën - Nga Artan Gjyzel Hasani

Artan Gjyzel Hasani - Toronto
Vjen një çast në jetë kur ti nuk ke asgjë të shenjtë në idealet e tua. Nuk ekzistojnë me as vetë idealet. Kthehesh pas në kohë dhe ai çunaku idealist që ishe dikur të duket krejt i panjohur. Pastaj të duket naiv. Por më së shumti të duket idiot. Dhe ai je ti vetë, sadoqë të përpiqesh t'i shmangesh pasqyrës së kohës.
Nuk dhëmbin thinjat. Dhëmb shembja e gjërave të shenjta brenda teje.
Prej kohësh unë nuk besoj më te Demokracia. Besoj te Diktatura.
Diktatura është e sinqertë. Nuk të gënjen. Demokracia është hileqare.Të zhgënjen.
Diktatura të cakton rregullat e lojës dhe të cakton kufijtë e trupit e të gojës. Diktatura të thotë hapur: “e ke të kufizuar deri në minimum lirinë e fjalës!” Përndryshe të vret. Me plumb. Me litar.
Demokracia të thotë: “je i lire te flasesh çfare te duash!”. Ti flet dhe pastaj e sheh veten nën dhjetë akuza në bazë të disa nënligjeve dhe paragrafeve për ekzistencën e të cilëve ti nuk ke asnjë dijeni. Sepse nuk janë të shkruara në Kartën e bujshme të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të cilën ti e beson verbërisht. Nuk të vret, por të burgos, të gjobit, të shkatërron financiarisht dhe të vë në dokumentacion damkën. Bëhesh me njollë në biografi. Njësoj si në Diktaturë.
Në Demokraci ka Liri Fjale me konditë dhe condom.
Në Diktaturë ke dy mundësi. Nëse je palë me diktaturën, je i kënaqur. Nëse je kundër saj do të ngushëllohesh që nuk e ke zgjedhur ti, por të ka zënë ajo gjëmë e kështu pajtohesh me fatin tënd.
Në Demokraci liria jote e të zgjedhurit zgjat 4 minuta. Pastaj i zgjedhuri yt nuk të jep hesap ty, por Industrisë së Parasë.
Në Diktature media është gruaja e shëmtuar dhe besnike e Diktatorit.
Në Demokraci media është prostitutë e bukur e oligarkut.
Në asnjërin rast nuk është e jotja.
Në Diktaturë gjëma të bëhej nga levat e partise dhe aktivistët e saj në terren e lagje.
Në Demokraci nga kauzat dhe aktivistët e tyre, nga shërbyesit e paguar ose trushplarët vullnetarë të Axhendave.
Në Diktaturë ka veç një kauzë.
Në Demokraci shpeshtësia e ligjërimit të kauzave në gjykata ia kalon edhe shtimit të lepujve.
Demokracia është krijese artificiale që ka kuptim nëse njeriu do të ishte vetëm qënie sociale dhe jo biologjike.
Por njeriu është në mënyrë të natyrshme qënie biologjike, është kafshë, një nga kafshët që popullojnë planetin.
Dhe si e tille mbijeton me anë të forcës. Më i forti jeton. I dobëti shuhet.
Ligji i Xhunglës është ligji më i natyrshëm, është rregullatori i jetës mbi tokë. Hierarkinë brenda llojit e përcakton forca, forca e trupit dhe forca e trurit që ne jemi mësuar ta quajmë inteligjencë. Shpesh ne e quajmë inteligjencën e njeriut si antipod të forcës së kafshëve të tjera dhe harrojmë që edhe forca e mendjes është pjesë e forcës fizike, forcë e trurit.
Demokracia është një diamant fallco. Pas disa kohësh plasaritet dhe thyhet. E ngjisim dhe e shtyjmë ca kohë të tjera, derisa thyhet prapë, e kështu, ngjit e thyej, vjen një ditë që nuk ngjitet më. Sepse është artificiale dhe i ka ardhur dita të hidhet në plehra.
Kjo po ndodh sot në Amerikë. Demokracinë artificiale po e vë poshtë një pakicë natyrale që po ushtron instinktin biologjik të forcës. Po imponohen edhe pse janë pakicë. Dhe kanë sukses, sepse kur përballet qënia sociale me qënien biologjike gjithnjë fiton e dyta. Sepse prevalon ligji i Xhunglës. Instinkti biologjik mbi atë social. Forca fizike. Ainshtajni sigurisht do të humbiste në përballjen me Tyson, me apo pa inteligjencën e tij...
Por kjo forcë përcaktohet nga numrat. Cila kopè është më e madhe. Eshtë aritmetikë e pastër. Pesë hiena e mundin një luan. Por 10 luanë i shuajnë nga faqja e dheut 5 hienat. Dhe hiena zhduket si specie.
Nëpër rrugët e Amerikës kanë dalë hiena, çakenj, qelbës, gjarpërinj, zvarranikë dhe korba, kafshët më të pështira. Dhe mbreterojnë në mungesë të mbretërve të Xhunglës.
Kjo nuk do të zgjasë shumë.
Sepse hierarkitë reale dalin nga konfrontimi, përplasja ballazi dhe më i forti do të vendosë rregullat e Xhunglës dhe territorin e secilës kafshë më të dobët. Prandaj ekziston Harmonia në Natyrë, sepse ekziston Hierarkia e Forcës. Nocionet artificiale të së Mirës dhe së Keqes nuk njihen dhe nuk kanë kuptim në Xhungël, sepse janë të panatyrshme. Njihet veç një nocion: ka të drejte më i forti dhe askush nuk guxon ta diskutojë këtë të vërtetë absolute.
Diktaturat janë të Natyrshme për njeriun si qënie biologjike. Gjëja më e natyrshme. Çezarët, Neronët, Robespierët, Napoleonët, Adolfët, Stalinët, Maot, Enverët, Frankot, Pinochetët, Fidelët dëshmuan që ishin më të fortët dhe vunë rregullat e tyre të lojës. Prandaj nuk duhet kërkuar morali i të Mirës dhe të Keqes te ata dhe diktaturat e tyre.
Ata u dëshmuan më të fortë se kafshët e tjera me fytyrë njeriu.
Diktaturat janë të vërteta dhe nuk e fshehin, përkundrazi e dëshmojnë me forcë faktin që sundojnë sepse janë më të fortët. Dhe diktaturat janë gjithnjë me forcë numerike të padukshme më të madhe sesa të mundurit.
Në Demokraci mungon ky konfrontim fizik forcash.
Sepse në Demokraci ne hiqemi si qënie sociale dhe përdorim atë që quhet votë. Por vota shitblihet. Në demokraci shitet e blihet kushdo e çdo gjë. Votuesi, qeveritari, gjyqtari, media, bankieri, horri, polici, artisti, Papa dhe ajatollahët, mësuesit, mjekët, shkencëtarët, prindërit e fëmijët. Dhe për pasojë Hierarkitë janë Artificiale dhe prandaj të paqëndrueshme. Fiton kush paguan më shumë. Jo kush është më i forti, por më i pasuri.
Shumica kur hesht është e destinuar të humbasë. Vakuumin e saj e mbush pakica.
Të zinjte në Amerikë përbëjnë vetëm 13% të popullatës, por kauza e tyre ka zaptuar krejt zhvillimet sociopolitike amerikane, një kauzë e drejtë për ata e qesharake dhe e paqenë për shumicën e heshtur. Përse vallë?
LGBTQ janë 5% e botës, por kauza që kanë krijuar i ka vënë planetit vulën e tyre. Përse vallë?
Ata që duan të shkatërrojnë institucionin e Familjes, zëvëndësimin e nanës dhe babës me numrat 1 dhe 2, ata që kanë për kauzë lirinë për t’u pajisur me ekstra vagina e penise, ata që nuk dinë as vetë çfarë janë burra, gra, trans, truns, tryns, trins, trens përbëjnë as 3% të popullsisë e megjithatë kauzat e tyre dominojnë kudo shkollat dhe ligjet. Përse vallë?
Kush i bën të fortë dhe dominante këto pakica?
Vallë vetëm Paraja që hidhet për ta nga ata që financuan revolucionin bolshevik dhe globalizmin?
Une besoj se i bëri të fortë pikërisht Heshtja e Shumicës ndër shumë vite.
E kapur në befasi Shumica e Heshtur u mund në sallat e gjyqeve dhe ekranet e mediave. Kur u shkund Shumica e Heshtur e pa veten ligjërisht të pafuqishme si Guliveri, të lidhur kokë e këmbë nga fijet e xhuxhave.
Tani Pakica e Zhurmshme ka zbritur në rrugë dhe tenton Hierarkine Sunduese duke ushtruar Instinktin Biologjik të Forcës.
Unë besoj se vetëm Konfrontimi Fizik i rivendos Hierarkitë Reale.
Rusia cariste u përmbys me Forcën e Armëve dhe të Shumicës dhe iu zhduk nami dhe nishani.
Nazizmi u përmbys me Forcën e Armëve dhe të Shumicës dhe iu zhduk nami e nishani.
Por Komunizmi u përmbys pa Forcen e Armeve. Pa Forcen e Shumices. Nuk e ndjeu dhimbjen që meritonte, Dhimbjen që kishte shkaktuar në botë. Nuk u derdh gjak. E mposhtën ekonomikisht, por nuk e vranë, nuk e shfarosën. E lanë të gjalle dhe ai u ringjall edhe më i fortë, tashmë jo si Pushtet, por si Mënyre për të ardhur në pushtet binjaku i Internacionalizmit proletar, Globalizmi.
Dhe ja ku jemi tani. Eshtë momenti që Amerika ose do t’i japë mësimin e duhur përfundimtar doktrinës leniniste të marrjes së pushtetit me dhunë, ose do të marrë mësimin përfundimtar nga ajo doktrinë e dhunës. Siç po e merr...
Shoqëria demokratike ka dështuar në krijimin e Hierarkive Reale. Hierarkitë e Xhungles i përcakton vetëm gjaku. I yti ose i kundërshtarit.
Harrojeni Të Mirën e Të Keqen dhe luftën mes tyre.Të drejtën dhe Të padrejtën. Jane nocione krejt subjektive dhe spekulative.
Demokracia e kreu misionin e vet.
Në emër të Lirise Sociale i ligjëroi njerëzimit Instinktet Biologjike dhe e dalë në pension vështron gjakftohtë nga arena mejdanin ku pas pak do të shfaqen gladiatorët dhe egërsirat…
I Fortë apo I Dobët, kjo është çështja tani!
©Artan Gjyzel Hasani








