Blog

Ambasadorët le ta qeverisin Kosovën - Nga Lis Bukuroca

Meqenëse nuk po dimë të koordinohemi me Kuintin, atëherë për t’i mënjanuar keqkuptimet dhe shantazhet ndaj shtetit të Kosovës, le t’u dorëzohen pozitat kryesore të vendit atyre dhe le ta qeverisni ata Kosovën.

Ambasadori amerikan le të bëhet kryeministër, Albin Kurti shofer i tij. Truproje i të dyve Ramush Haradinaj.

Ambasadori anglez le të bëhet kryetar i Kosovës, Vjosa Osmani shofere e tij. Lumir Abdixhiku truproje i tyre.

Ambasadori gjerman ministër i Punëve të Brendshme. Shofer i tij Memli Krasniqi.  Truproje Bedri Hamza.

Ambasadori francez le të bëhet ministër i Punëve të Jashtme dhe i Urës, Donika Gërvalla truproje dhe shofere e tij.

Ambasadori italian le të bëhet shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Truproje dhe shofer Isa Mustafa.

Kështu koordinim nuk duhet më fare. Anëtarësojeni Kosovën në NATO dhe në BE brenda vitit dhe mos u koordinohuni me neve.

(Kuinti do vetëm politikanët që firmosim pa lexuar dhe ata që ia krijojnë burgun edhe vetvetes, politikanët që zvarrriten, jo ata që ecin vertikalisht!)

© Lis Bukuroca